Reagon Barcelona, shtron një kërkesë te Neymar

12:53 | 22 Gusht 2019
Arbresh Info

Barcelona ka reaguar pas zhvillimeve të fundit duke shtruar një kërkesë te superylli i PSG-së, Neymar.

Sipas raporteve të fundit, gjiganti katalunas ka kërkuar te Neymar për të bërë të ditur nëse dëshiron t’i ribashkohet klubit, transmeton portali arbresh.info.

Kështu shkruan gazetari i njohur spanjoll – Guillem Balague.

Kampioni në fuqi i La Ligas është duke kërkuar për të projektuar rikthimin e brazilianit dhe së fundmi ka shtruar një ofertë te PSG për huazimin e tij me obligimin për blerje në verën e ardhshme ose në vitin 2021.

Megjithatë, Paris Saint Germaini ka refuzuar gjithçka.

Ata po ashtu mendohet se janë të shqetësuar që të gjitha ofertat e tyre do të refuzohen nga kampioni i Francës./arbresh.info/

https://twitter.com/GuillemBalague/status/1164453380854603776

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme