Google ADS

Reagon Al Khelaifi: Mbappe është lojtari më i mirë në botë dhe Parisi është klubi më i mirë për të

18:55 | 9 Janar 2024
D.H

Zërat për një kalim të mundshëm të Mbappes tek Real Madridi, janë rritur sërish në mërkaton e janarit.

SI në çdo merkato tjetër, thashethemet janë të mëdha dhe historia e Mbappes me Realin ka kaluar çdo kufi të mundshëm, shkruan Arbresh.info.

Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi ka reaguar së fundmi lidhur me këtë temë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Al Khelaifi ka potencuar se Mbappe do të qëndrojë në Paris dhe se ai është lojtar kyç i Parisit.

“Unë dua që Mbappe të qëndrojë, jam i sigurt për këtë”, ka thënë fillimisht ai.

Tutje ai e ka cilësuar Mbappen si lojtarin më të mirë në botë dhe Parisin si ekipën ideale për të.

“Për opinion tim Kylian është lojtari më i mirë në botë dhe PSG është klubi më i mirë për të”, potencon Al Khelaifi.

Teksa gjithashtu presidenti i PSG ka bërë të ditur se Mbappe qëndron në planet kryesore të ekipit të tij.

“Ai është kyç për projektin tonë dhe në qendër të planeve tona për Paris Saint-Germain”, përfundon presidenti i PSG-së.

Kujtojmë që ‘saga’ Mbappe-Real Madrid po vazhdon tash e disa vite, por pa ndonjë finalizim./Arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme