Presidenti i FC Ballkanit, Arsim Kabashi, ka reaguar pas ndeshjes së sotme në mes Vushtrrisë dhe Dritës, ku skuadrës vendase ju anulua një gol nga gjyqtari i FIFA’s, Genc Nuza.
Genc Nuza sot ka anuluar një gol të Vushtrrisë në ndeshjen me Dritën, ku skuadra nga Gjilani doli fituese.
Për këtë, Arsim Kabashi është shprehur i indinjuar me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarë në këtë fillim gjysëm stinori.
Ai ka thënë se në këtë kampionat duhej të ishin protagonist lojtarët dhe trajnerët, por që në fakt nuk janë.
“Në këtë fillim e pamë edhe një herë që protagonistët kryesorë ishin gjyqtarët dhe thënë të vërtetën, kishte gjyqtarë që edhe iu kemi besuar në ndarjen e drejtësisë por sot gjendemi para një sfide”, ka shkruar Kabashi.
Tutje ai ka bërë të ditur se bordi i klubit të tij do të mbajë një mbledhje dhe do të shqyrtojnë mundësinë, që ndeshjet e Ballkanit t’i referojnë gjyqtarët e huja.
Ky është shkrimi i plotë i Arsim Kabashit në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një artikull, me deklaratë të presidentit të Fc Prishtinës.
Përveç presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi, është edhe presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ai i cili ka bërë apel që të mos prishet kampionati, ku edhe ka kritikuar gjyqtarin Genc Nuza.
“Çka mund të presim nga referët e tjerë kur gjyqtari ndërkombëtar që vlerësohet si më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, anulon gola në atë mënyrë. Ndoshta duhet që të kërkojmë gjyqtarë nga jashtë pasi në këtë mënyrë të gjithë jemi të dëmtuar. Frikohem se klubet do të përçahen ndërmjet veti me ndarje të drejtësisë në mënyrë jo korrekte. Dihet se tashmë Drita e ka një përfaqësues të vetin në Komitet Ekzekutiv të FFK-së (Flamur Bunjakun), por duke filluar nga presidenti Agim Ademi dhe të tjerët, të gjithë duhet që neve që nuk jemi të përfaqësuar, të na lejojnë që të luajmë futboll dhe mos të punojnë parapa shpine”, ka thënë Remzi Ejupi.
Lidhur me ndarjen e drejtësisë në takimet e para në Superligë, ka reaguar edhe Abedin Zeka president i Trepçës ’89, i cili ka thënë se kampionati mund të ndërpritet.
Sot e kam parë ndeshjen Vushtrria – Drita dhe nuk mund që një gjyqtar si Genc Nuza ta drejtojë këtë takim pasi që ka luajtur një skuadër në fund të tabelës me një nga vendet e para. Te rasti i golit të Vushtrrisë ne nuk kemi VAR andaj habitem me golin e anuluar. Jam i habitur se si Genc Nuza bie në gracka të tilla. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, kampionati do të ndërpritet”, theksoi Abedin Zeka.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave