Grupi i tifozëve Plisat kanë reaguar pas kërcënimeve që u bënë tifozët Torcida.
Në një postim në rrjetin social facebook ata kanë shkruar se incidentin në Obiliq nuk e filluan Plisat por se sipas tyre disa persona kishin shkuar në pjesën ku ishin të vendosur tifozët e Plisave dhe kishin filluar ti provokonin, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit Plisat kishin tentuar t’ua tërheqin vërejtjen që të mos i fyenin mirëpo aty kishte eskaluar situata. Lidhur me këtë në njoftim Plisat iu kërkojnë tifozëve Torcida që të merren me gjykat rreth trukimeve të ndeshjeve siçthuhet në njoftim dhe të mos provokojnë Plisat.
Postimi i plotë:
E verteta e Obiliqit
Sot ne Obiliq ndodhi nje incident me disa persona qe nga portalet u morr vesh qe jane anetare te kryesise se klubit te Trepces.
E para, kryesite nuk e kane vendin aty ku ishin sot 5 persona, pse ata persona erdhen tek ne pjesen e dyte aty?
U ulen prane grupit te Plisave, disa metra larg nesh. Madje keta persona pa fije as rrespekti e turpi qoheshin dhe shanin lojtaret tane disa metra larg Plisave. Cka prisnin?
Ne momentin qe tentuam t’ua terheqim verejtjen pasi qe ishin me ne moshe, ata na fyen. Aty edhe eskaloj situata dhe rrodhi si rrodhi ku edhe nderhyri policia. Perkunder disa tentimeve te disa Plisave per te mos u kacafytur pasiqe ishin me ne moshe, ata edhe ne doren e policise tentonin ti provokonin Plisat e tjere qe te behej rremuje.
Aty nuk kishte femije sic po pretendojne ata dhe tentojne te perfitojne nga ky provokim. Le te merren me gjykata rreth trukimeve te ndeshjeve e mos te vijne te na provokojne neve. Te tentojne per ndonje denim ndaj nesh e te terheqin vemendjen nga marritë e tyre qe e kane njollosur futbollin tone nderkombetarisht.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin