UEFA ka eliminuar nga Liga e Kampionëve duke i dhuruar fitore skuadrës së Linfield në tavolinë me rezultat zyrtarë 3 – 0.
Nga ky vendim të pakënaqur janë ndarë edhe tifozët e Dritës, “Intelektualët”, të cilët kanë reaguar ashpër, shkruan portali arbresh.info.
Ata përmes një postimi e kanë quajtur UEFA-n si më e keqja e futbollit.
“Kur ne dje reaguam me këtë mesazh, rreth shtyerjes së pakuptimtë të ndeshjes
Drita-Linfild, u kritikuam e i pamë shum opininone në mbrojtje të uefas, me preteksin se ne po e dëmtojmë imazhin e klubit në arenën evropiane!
Por, vetëm një ditë më vonë, qëndrimi ynë si grupim doli të jetë shum i saktë. Uefa si në plotë raste tjera, edhe sot dëshmoi racizëm, dëshmoi standarte të dyfishta dhe sistem mafioz, që e ka karakterizuar gjithmonë. Uefa sot padrejtësisht i ndaloi rrugën klubit tonë të zemrës në Champions League, duke i dhënë në tavolinë fitoren ekipit kundërshtar. E gjitha ndodhi për vetëm dy lojtarë Bardhë e Kaltër pozitiv me Covid-19, gjersa kështu nuk u veprua në rastet me ekipet tjera.
https://www.facebook.com/1998intelektualet/photos/a.610256266071906/1011517412612454/?type=3&theater
Uefa është tmerri dhe e keqja më e madhe e futbollit. Ndërsa ne jemi gjithmonë në mbrojtje të Dritës tonë, të krenarisë tonë, me të cilën do jetojmë e do vdesim. Jemi krenar edhe tani, pasi skuadra jonë u rikthye në shtëpi me kokën lartë, u rikthye duke mbrojtur dinjitetshëm ngjyrat dhe qytetin. Do të jemi gjithmonë krenar e asnjëherë të turpëruar, me Dritën tonë të madhe dhe gjithmonë në mbrojtje e duke ngritur zërin ndaj gjitha padrejtësive e parregullsive që do i bëhen të vetmes dashuri që kemi!
Ne jemi lojtari i 12-të i Armatës tonë Bardhë e Kaltër. Sot, nesër, përgjithmonë…
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...