Përfaqësuesja e Kosovës pësoi një tjetër humbje me rezultat të thellë.
Turqia i shkaktoi një disfatë të thellë me rezultat 4 me 1 skuadrës së Albert Bunjakut në ndeshjen e gjashtë të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” të zhvilluar në kuadër të Grupit I, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse arritën të rikthehen pas epërsisë së hershme të krijuar nga kombëtarja turke në Shkodrës përmes mbrojtësit Amir Rrahmani, i cili realizoi me kokë, golat në stadiumin ‘Loro Boriçi’ nuk kishin të ndalur në vazhdim.
Portieri 28-vjeçar Samir Ujkani pranoi edhe një gol para se të largohej nga fusha në minutën e 53′ të ndeshjes duke u zëvendësuar me ish portierin e Travnikut, Adis Nurkovic, i cili gjithashtu pësoi dy gola. Ende pa kaluar dhjetë minuta pas inkuadrimit në fushë, Nurkovic pranoi një gol nga sulmuesi Burak Yilmaz, i cili bëri një goditje të fortë drejt portierit pasi ishte lënë plotësisht i lirë nga skuadra jonë.
Dominimi i Kombëtares së Turqisë vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, por gjithçka përfundoi në minutën e 82′ të ndeshjes pas golit të bukur nga mbrojtësi i Fenerbahces, Ozan Tufan, që shënoi me lehtësi falë hapësirës që kishte në dispozicion, shkruan portali arbresh.info.
Ky gol, i cili shënon edhe disfatën e pestë radhazi që nga barazimi ndaj Finlandës (1 me 1) në ndeshjen si mysafirë, i dha fund çdo shprese të vogël, gjë që u pa qartë edhe me reagimin e portierit Adis Nurkovic.
Ashtu edhe siç mund ta shihni në videon më poshtë, reagimi i 31-vjeçarit tregon shumë për zhgënjimin e tij të madh që përjetoi në ndeshjen debutuese për përfaqësuesen tonë pas vetëm 39′ minutave lojë./arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...