Cristiano Ronaldo bëri sonte (e enjte) atë që di të bëjë më së miri.
Jo, sulmuesi nuk shënoi hat-trick, nuk zhveshi fanellën e tij apo theu ndonjë rekord, transmeton portali arbresh.info.
Në vend të kësaj, Ronaldo bëri atë që di të bëjë më së miri, të fitoj çmime.
Portugezi ishte nderuar me çmimin UEFA Lojtari në Mirë në Evropë gjatë shortit të UEFA Ligës së Kampionëve në Monaco. Por, për të qenë sa më të sinqertë duhet të sqarojmë se nuk kishte kush ta fitonte tjetër duke marrë parasysh sezonin sensacional që sulmuesi kishte te Real Madridi.
Lexo edhe: Momenti kur Cristiano Ronaldo u tall me Buffonin gjatë shortit (VIDEO)
32-vjeçari mposhti portierin e Juventusit, Gianluigi Buffonin, dhe rivalin e tij të gjatë, sulmuesin e Barcelonës – Lionel Messin.
Menjëherë pasi mori çmimin, Ronaldo shtrëngoi duart me Buffonin dhe Messin, moment të cilin fotografët e kanë dokumentuar mirë.
Shtrëngimi i duarve ndërmjet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos nuk mori vëmendje aq sa reagimi i mbrojtësit të ‘Los Blancos’, Sergio Rmoas, gjë për të cilin të gjithë janë duke diskutuar./arbresh.info/
https://twitter.com/iabhipat/status/900770732388605952
https://twitter.com/MadridMalaysia/status/900769064414437376
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...