Reagimi maestral i Lopeteguit, pas shkarkimit nga Real Madridi

09:12 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Është zyrtare që nga mbrëmë. Julen Lopetegui nuk është më trajner i Real Madridit.

Pas humbjes 5 me 1 nga Barcelona, Real Madridi vendosi që ta shkarkoj Julen Lopeteguin.

Madrilenët vendosën që ta vënë në detyrë të përkohshme trajnerin e Castillas, Santiago Solarin, ku do t’i kenë afat 15 ditë për ta emëruar trajnerin afatgjatë.

Julen Lopetegui ka reaguar rreth shkarkimit të tij, duke i falënderua të gjithë në Madrid.

“Duke ndjekur vendimin që ka marr Real Madridi dhe bordi i drejtorëve, do të dëshiroja ta falënderoja klubin për mundësinë që më ishte dhënë”, ka shkruar Lopetegui në letrën lamtumirëse.

“I falënderoj lojtarët për punën e treguar dhe për qëndrimet e tyre, si ashtu edhe punëdhënësit”, thuhet më tej në letrën e trajnerit spanjoll.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme