Kudo që Zinedine Zidane dhe Real Madridi kanë marrë pjesë gjatë muajve të kaluar mund të themi që kanë triumfuar.
Ata përfunduan sezonin e kaluar duke hequr nga froni Barcelonën si një kampion i Spanjës dhe duke u bërë skuadra e parë ndonjëherë që ka mbrojtur me sukses titullin në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, tri ndeshjet e tyre të para të këtij edicioni i kanë siguruar atyre Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës dhe Superkupën e UEFA-së ndaj Manchester United.
Madridi filloi mbrojtjen e titullit në ligë me një fitore 3 me 0 ndaj Deportivos, megjithatë ata nuk mund të regjistronin dy fitore radhazi mbrëmjen e së dielës. Pavarësisht dominimit në posedim, Real Madridi barazoi 2 me 2 kundër një skuadra me gjithë shpirt si Valencia dhe gjatë ndeshjes ishte një moment në veçanti që zemëroi plotësisht trajnerin Zinedine Zidane.
Benzema ishte fajtor duke humbur një numër të madh shanses kundër ‘Los Ches’ dhe mundësia e tij më e madhe e humbur ishte ajo e minutës së 88′, të cilën mund ta shikoni më poshtë.
Derisa e gjithë skuadra e Real Madridit u vërshuan ndaj portës së Valencias, një top në mënyrë perfekte erdhi te Benzema për të shënuar golin e fitores por në mënyrë befasuese sulmuesi francez humb gjithçka./arbresh.info/
https://twitter.com/ogooluwatan/status/901934450124234752
https://twitter.com/realfrance_fr/status/901938655878672388
https://twitter.com/_leget/status/901939535118041093
https://twitter.com/Lalaboiy/status/901927265881206784
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën