Real Madridi realizoi një fitore me rezultat të thellë mbrëmjen e sotme (e martë).
Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës tani është me një hap në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve pas fitores 3 me 0 në takimin e parë në kuadër të çerekfinales kundër Juventusit në Torino, shkruan portali arbresh.info.
Cristiano Ronaldo shijoi një mbrëmjen të jashtëzakonshme pasi realizoi dy gola të bukura kundër portierit legjendar Gianluigi Buffon.
Superylli 33-vjeçar asistoi gjithashtu në golin e fundit të ndeshjes të shënuar nga Marcelo në minutë 72′. Por, sulmuesi portugez impresionoi të gjithë me golin e dytë të shënuar me gërshërë derisa po zhvillohej minuta e 64′ e pjesës së dytë.
Menjëherë pas futi topin në rrjetë në formë spekakolare, kamerat janë drejtuar nga Zinedine Zidane, reagimi i të cilët tregon shumë për golin e klasit botëror nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë./arbresh.info/
Shikoni më poshtë reagimin e tij:
Mickoski: Si qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për r...
Kurti mirëpriti sportistë pjesëmarrës të garave ndërkombëtar...
Për çfarë po vuan dënimin tash e 20 vjet Bedri Krasniqi dhe ...
Vitia dhe Krasniqi nesër vizitojnë Mamografin Mobil në Komun...
E akuzuan që është pronar i terminalit doganor, Sami Lushtak...
OKB: Bota larg cakut për luftim të ndryshimeve klimatike