Për shkak të ndikimit të tij në Real Madrid dhe në botën e futbollit, largimi i tij gjatë ndeshjes për tu zëvendësuar shkakton gjithmonë tension.
Edhe pse nuk ka ndodhur shpesh në Real Madrid, Zinedine Zidane ka larguar nga fusha superyllin Cristiano Ronaldo disa herë qysh pasi mori detyrën nga Rafa Benitez, transmeton portali arbresh.info.
11 minuta pa përfunduar ndeshja e së shtunës ndaj Athletic Bilbaos, që ishte mjaftë e rëndësishme për gjigantin spanjoll, Ronaldo u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga Isco.
Një video e ngarkuar së fundmi në YouTube shfaq Ronaldon në tension duke reaguar nga bankina derisa po qëndronte me reprezentuesin kroat Luka Modric dhe më pas edhe me Karim Benzeman.
Siç shihet edhe në videon më poshtë, Cristiano Ronaldo dukej sikur po përpiqej për të kuptuar vendimin e Zidanes./arbresh.info
Ligji parashikon që puna e Kuvendit të mbyllet një ditë para...
Babai i Elon Musk: Ai do të donte shumë ta blente Liverpooli...
Aksident i rëndë në Veternik, vetura përfundon në mbrojtëse ...
Xheneta nuk i ndal lotët: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gj...
“Mos më prek se jam në lidhje”, Leo i kthehet Gresës, ja rea...
Arsenal – Newcastle, formacionet zyrtare