Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes rrjeteve sociale për humbjen e mbrëmshme, me shifrat 3-0 ndaj Fiorentinës, në shtëpi.
Kjo ishte disfata e parë e këtij kampionati për Juventusin e drejtuar nga Andrea Pirlo, i cili, me paraqitjen e mbrëmshme bëri që të ikin nga stadiumi njëri pas tjetrit, pa mbaruar loja, drejtuesit e vet të lartë.
Një situatë shpërthyese, po të kihet parasysh renditja e Serie A për momentin.
Ylli portugez pranon paraqitjen e dobët dhe apelon për reagim:
“Dje, me një performancë të dobët dhe një rezultat larg të pranueshmes, i mbyllëm ndeshjet tona të planifikuara për 2020-tën. Një vit i veçantë në shumë mënyra të veçanta. Stadiumet bosh, protokollet e COVID, ndeshjet e shtyra, ndalesat e gjata dhe një kalendar shumë i ngjeshur. Por, ky nuk është justifikim për asgjë. E dimë që duhet të japim më shumë nga vetja, për të luajtur më mirë dhe për të fituar në mënyrë më të qëndrueshme”.
“Ne jemi Juventusi! Dhe ne thjesht nuk mund të pranojmë asgjë më pak sesa përsosmëria në fushë! Shpresoj që kjo ndalesë e shkurtër të na ndihmojë të kthehemi më të fuqishëm dhe më të bashkuar se kurrë, sepse sezoni është akoma i gjatë dhe ne fund besojmë se edhe njëherë do të festojmë me tifozët tanë. Besoni tek ne, besoni ekipin tonë, aq sa ju besojmë. Ne nuk do të dorëzohemi! Deri në fund!”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...