Nuk ka shumë rekorde të mbetura në futboll për Lionel Messin që t’i thyejë, por ai arriti ta gjejë një të martën mbrëma – një impresiv madje.
Me golin në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Real Valladolidit, Messi arriti golin e 644-t për klubin, transmeton Periskopi.
Kjo nënkupton se ai theu rekordin e Pele për më së shumti gola për një klub.
Pele kishte shënuar 643 gola në 19 sezone për Santosin në Brazil, mes viteve 1956 dhe 1974.
Për ta festuar këtë rekord, Messi shfrytëzoi Instagramin për të postuar një mesazh emocionues, të cilit ia bashkangjiti një grafikë duke festuar 644 golat.
Ai shkroi: ”Kur fillova të luaj futboll, kurrë nuk mendova se do të thyeja ndonjë rekord. Aq më pak atë që arrita sot. Vetëm mund t’i falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar ndër vite, bashkëlojtarët, familjen, shokët dhe të gjithë që më mbështesin çdo ditë. Përqafim.”/Arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...