Barcelona vazhdoi sezonin e tyre si të pamposhtur në La Liga me fitoren 2 me 0 ndaj Malagas mbrëmjen e së shtunës.
Gerard Deulofeu shënoi në minutën e dytë të ndeshjes, megjithëse pas përsëritjeve të videove të golit të tij u kuptua se asistimi nga Lucas Digne erdhi pasi topi kishte kaluar vijën fundore, transmeton portali arbresh.info.
Andres Iniesta realizoi golin e dytë pas pushimeve dhe gjithçka ishte krijuar nga Lionel Messi.
Rezultati i tillë do të thotë se Barcelona udhëheqë me tetë pikë para Real Madridit në krye të La Ligas.
Trajneri Ernesto Valverde është padyshim shumë i lumtur me fillimin e skuadrës së tij, veçanërisht pasi klubi është në mungesë të Ousmane Dembeles dhe Luis Suarez nuk është duke dhënë më të mirën në fushë.
Sulmuesi uruguaian ka shënuar vetëm tri gola këtë sezon dhe problemet e tij u përmblodhën kur ai humbi një shans të artë në pjesën e dytë.
https://twitter.com/primepaulinho/status/921836964420177920
Ish ylli i Liverpoolit dukej i komplikuar kur Paco Alcacer hyri në fushë si një zëvendësues në pjesën e dytë.
Zhgënjimin e tij mund ta shikoni në videon më poshtë derisa ylli po shikonte drejtë bankinës./arbresh.info/
https://twitter.com/GMS678/status/921888807041011712
https://twitter.com/FCBW_Media02/status/921835300623699972
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...