Me një lëvizje të mrekullueshme që vetëm ajo di ta bëjë, Majlinda Kelmendi befasoi edhe komentatoren e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.
Ishte gjithçka e qartë, teknika e saj është në nivel tjetër dhe këtë më së miri e shfaqi edhe në sfidën e fundit pasditen e sotme (e premte) në Dusseldorf të Gjermanisë, shkruan portali arbresh.info.
Majlinda Kelmendi e mbylli turneun Grand Prix 2019 me medalje të artë për kategorinë -52.
Në finale ajo mposhti xhudisten mongoleze Sosorbaram Lkhagvasure.
Në këtë sfidë ajo la të tronditur komentatoren e meçit që dukej tepër e ngazëllyer me atë që xhudistja nga Peja bëri në dyshime./arbresh.info/
(Shikoni këtë moment në videon më poshtë ose duke klikuar këtu)
https://twitter.com/NOCKOSOVO/status/1099058635202801665
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?