Real Madridi dukej i pandalshëm gjatë fitores të Superkupës së Spanjës.
Edhe pse u përballen me rivalin e tyre të përbetuar – Barcelonën, dy ndeshjet në “El Clasico” shkuan sipas mënyrës së tyre, transmeton portali arbresh.info. ‘Los Blancos’ siguruan fitore me rezultat të përgjithshëm 5 me 1 pas fitores 2 me 0 edhe në Bernabeu.
Cristiano Ronaldo nuk ishte në dispozicion në ndeshjen kthyese pas ndëshkimit me kartonin e dytë të kuq në Camp Nou. Megjithatë, në mungesë të tij, Marco Asensio shkëlqeu në këtë ndeshje.
Spanjolli ka krijuar emrin e tij te Real Madridi dhe vazhdon të zhvillohet duke shënuar gola fantastike në të dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës.
Me këmbën e tij të majtë, 21-vjeçari bëri një goditje të pandalshme nga portieri Marc Andre Gomes duke shënuar nga 30 metra distancë. Përveç që konfirmoi titullin për Real Madridin, goli “çmendi” edhe tifozët në tribuna.
Zinedine Zidane nuk ishte më pak i kënaqur gjithashtu gjatë qëndrimit të tij jashtë linjave. Trajneri francez ka një rol të madh në integrimin e Asensios në skuadrën e parë të klubit dhe për këtë është duke korrur përfitimet.
Duke marrë parasysh gjithë këtë, ai bëri një festim thjeshtë madhështor pas golit nga futbollisti spanjoll./arbresh.info
Shikoni videon më poshtë të këtij momenti:
https://twitter.com/JoseMiguel_vzla/status/897941340687695876
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës