Ismet Munishi e ka nisur mbarë aventurën e tij si trajner i Gjilanit pasi mposhti me rezultat 2:1 ekipin e Trepçës’89.
Pas ndeshjes, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen, ndërsa fitoren ia dedikoi tifozerisë “Skifterat”.
“Kualiteti i skuadrës nuk përkon me pikët ku i kemi dhe renditjen në tabelë. Kjo ka qenë fitore e futbollisteve, e kanë tregu dëshirën e flaktë për luftë, Trepca’89 na vuri në vështirësi. Fitoren ia dedikoj tifozerisë Skifterat”, tha fillimisht Munishi.
Ai gjithashtu paralajmëroi skuadra e Superligës se do ta kenë të vështirë ndaj Gjilanit.
“Kanë me pas problem ekipet kush luan me neve në Superligën e Kosovës”, tha ai.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...