Paulo Dybala u pa duke buzëqeshur, kur tifozët e Juventusit i thonin: ‘Të lutem, mos u bashko me Interin’.
Sulmuesi argjentinas nuk do të qëndrojë më në “Allianz Stadium” pasi ‘Zonja e Vjetër’ ka vendosur të mos vazhdojë kontratën e tij që skadon.
Interi besohet të jetë në pozicionin më të mirë për ta nënshkruar me të si lojtar i lirë në muajin korrik, por agjenti i tij mohoi të mërkurën se kishte arritur marrëveshje me Nerazzurrët.
Dybala u ndal sot për të nënshkruar autografe për tifozët e Juventusit para seancës stërvitore në Continassa dhe të gjithë ata po i thoshin të njëjtën gjë La Joya-s: ‘Të lutem mos u bashko Interit’ dhe ‘Pse po shkon në Inter?’.
Ylli 28-vjeçar vazhdoi të jepte autografe dhe buzëqeshte pa thënë asnjë fjalë.
Il Corriere dello Sport shkruante sot se Borussia Dortmund ka bërë një ofertë për lojtarin, por argjentinasi nuk po nxiton të vendosë për të ardhmen e tij.
Përveç promovimit të dhunës, deputetët i ankohen KPM-së edhe...
Kurti uron Trumpin: Mezi presim që të punojmë së bashku
Çitaku: Është obligim i institucioneve të Kosovës të kultivo...
KPM për Big Brother: Kemi pranuar 7 ankesa, 4 për rastin e d...
Ilir Meta uron Trumpin nga burgu
Ministri i Luksemburgut falënderon krerët e shtetit për prit...