Josh Kroenke ka folur me trajnerin Unai Emery për sjelljen e Granit Xhakës në zyrën e tij pas barazimit 2 me 2 të Arsenalit ndaj Crystal Palaces.
Drejtori i “Topçinjve” ka rënë dakord me trajnerin spanjoll se Xhaka gaboi me sjelljen e tij të dielën dhe dyshja kanë diskutuar për mënyrën se si të menaxhojnë situatën me mesfushorin kosovar, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka ishte fishkëllyer në fushë kundër Palaces dhe reagoi duke vendosur dorën në vesh para se t’i ofendoj ata dhe të largohet në tunel duke hequr edhe fanellën e tij.
Ai ende nuk iu ka kërkuar falje tifozëve pavarësisht se trajneri i tij sugjeron se diçka e tillë duhet të ndodhë ndërkohë që është lënë jashtë për ndeshjen e Arsenalit në Carabao Cup kundër Liverpoolit mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Emery ende nuk ka konfirmuar nëse do t’i hiqet titulli i kapitenit mesfushorit, por konfirmoi se Xhaka është i “shkatërruar” me zhvillimet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur për këtë çështje të martën pas një takimi spontan me Kroenken, Emery tha: “Ne jemi përgjegjës, klubi dhe unë”
“Ne e dimë se përgjegjësi e jona është për t’i ndihmuar të gjithë dhe gjithashtu kur jemi duke bërë gabime t’i zgjedhim ato”
“Të dielën për shembull, pas ndeshjes, Josh Kroenke ishte gjithashtu në zhveshtore duke folur me mua. Ne kemi folur për dhjetë minuta për situatën por gjatë gjithë kohës duke i ndihmuar njëri-tjetrit”
“Ai më mbështetë mua, ai i mbështetë lojtarët, ne ishim duke folur për gjërat me Granit Xhakën duke thënë se e kishte gabim dhe ne duhet të menaxhojmë këtë me atë”
“Dje ndodhi gjëja e njëjtë, ishte një ditë pushimi për ne dhe lojtarët por ne ishim këtu, unë isha këtu dhe gjithashtu kam folur me Raulin, me Edun dhe me Xhakën gjithashtu”
“Por, tani ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen që është gjëja më e rëndësishme, por gjithashtu ne kemi nevojë për të menaxhuar situatat e ndryshme”, përfundoi Emery./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua