Reagimi i mesfushorit Kevin De Bruyne ndaj vendimit të bashkëlojtarit të tij, Nicolas Otamendit, për ta ndalur në mënyrë të parregullt Harry Maguiren e Manchester Unitedit në gjysmëfinalen e mbrëmshme të Carabao Cup është bërë viral.
Manchester City do të përballet me Aston Villan në Wembley më 1 mars, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 3:2 kundër Manchester Unitedit në gjysmëfinale – përkundër që e humbi ndeshjen kthyese në Etihad me rezultat 1:0.
Gjatë një momenti të ndeshjes, mesfushori belg Kevin de Bruyne u zemërua me bashkëlojtarin e tij Otamendin për një ndërhyrje ndaj Harry Maguire, pasi që e konsideronte të panevojshme. Megjithatë, djemtë e Ole Gunnar Solskjaer s’arritën të përfitojnë nga ai rast.
? “NICOOOOOOOO!”
? Kevin De Bruyne is literally every single Manchester City fan when Nicolás Otamendi does a Nicolás Otamendi…
[via @DeBrxyne17]pic.twitter.com/l3SCF9EqJz
— Man City Xtra (@City_Xtra) January 29, 2020
Pas ndeshjes, Pep Guardiola e theksoi faktin që ai vazhdon të emërojë formacione me lojtarët kryesorë edhe në Carabao Cup, përkundër që shumë tifozë e konsiderojnë trofe më pak të rëndësishëm.
Ndërkohë, Kloppi ka hasur në kritika të shumta gjatë ditëve të fundit, pasi tha se rezervistët do të luajnë në ndeshjen kthyese të rundit të katërt të FA Cup kundër Shrewsburyt dhe se ai s’do ta drejtojë skuadrën, por ndihmësi i tij.
“Njerëzit thonë se jemi të pakënaqur me ato që i kemi fituar. Por, ne nuk i lëmë anash garat më modeste të sezonit, nëse nuk arrijmë ta fitojmë titullin e Premierligës tre herë radhazi, për shkak të ndeshjeve të mëdha në Premierligë dhe Ligë të Kampionëve”, ka thënë Guardiola.
“Kur fiton shumë, thonë se kjo garë nuk rëndësi, por kjo gjë nuk ndodh me mua. Nuk ka rëndësi, ne tentojmë ta fitojmë. Të jesh në Wembley me një klub historik si Villa, ne jemi të lumtur që do të jemi aty”. /Express/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...