Kosova ka shënuar fitoren e parë historike në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2020.
Përfaqësuesja jonë ka arritur të triumfojë si mysafir i kombëtares bullgare me rezultat 3-2 në kuadër të grupit A.
Kjo ka bërë bujë të madhe edhe në mediat e rajonit si dhe të botës, duke e quajtur mrekulli triumfin e “Dardanëve”.
Edhe mediat serbe si dhe ato kroate nuk kanë qëndruar indiferente dhe kanë raportuar për triumfin e skuadrës sonë.
“Fitore e çmendur e Kosovës në kohën shtesë”, “Kosova fiton si mysafire e Bullgarisë” ishin disa prej titujve.
“Kosova e ka shokuar Bullgarinë midis Sofjes” kanë raportuar mediat bullgare fitoren e skuadrës sonë.
Gjithashtu nuk u lë anash as ecuria rekorde e përfaqësueses sonë duke mos pësuar asnjë humbje në 14 takimet e fundit.
Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me pesë pikë, ndërsa Çekia është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa kanë liderët, Anglia.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...