Reagime të ashpra rreth shortit të Ligës së Kampionëve – cilësohet si i kurdisur

21:27 | 14 Dhjetor 2020
L G

Shorti i fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ka sjell disa përballje interesante.

Manchester City do të takohet me Borussia Monchengladbachun, Chelsea përballet me Atletico Madridin, derisa Liverpooli do ketë punë me Rasenball Sport Leipzigun.

Barcelona do e ketë takimin e vështirë me Paris Saint-Germainin, me Neymarin që takohet me ish-skuadrën e tij, derisa Juventusi i Cristiano Ronaldo do takohet me Porton.

Kampioni në fuqi takohet me Lazion, duke tentuar kështu të mbrojë titullin e fituar në edicionin e kaluar.

Liverpooli dhe Chelsea besohet se kanë përballje më të vështira, derisa në rrejtët sociale dyshohet se ky short është i kurdisur.

“Kjo është një fushatë kundër Chelseat”, ka reaguar një tifoz në Twitter.

“Kështu është Leipzigu pra. Herën e fundit kur Nagelsman erdhi në Anfield, ishte viti 2017 në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Liverpooli ishte elektrik në atë ditë. Ju mund të vrisni lojën e Naggelsman me lojtarë si Mane/Salah”, ka shkruar një tjetë.

“Manchester City gjithmonë ka përballje të lehta në fazën 1.16”, ishte një tjetër koment.

“Neymar para pak ditësh kishte thënë se dëshiron të luajë me Messin sërish dhe PSG takohet me Barcan. Kjo është një shaka e kripur. Short i kurdisur”, ka komentuar një tjetër tifoz. /Telegrafi/

Të ngjashme