RB Leipzig nuk mund të luaj kundër Liverpool FC në shtëpi

07:59 | 5 Shkurt 2021
Arbresh.info

Ekipit të Liverpool nuk do t’i lejohet të udhëtoj për në Gjermani për ndeshjen e parë të Champions League kundër RB Leipzig, kanë thënë zyrtarët e qeverisë gjermane.

“Të kuqtë” duhet të ndeshen me ekipin nga Bundesliga në Red Bull Arena më 16 shkurt. Sidoqoftë, kufizime janë vënë në Gjermani prej të shtunës deri më 17 shkurt për zonat të cilat janë të prekura nga mutacionet e Covid-19, raporton Goal.

Rregullat e vendosura nga UEFA lejojnë që lokacioni të ndryshohet, kështu Anfieldi mund të jetë teorikisht vendi ku mund të zhvillohet ndeshja e parë. Ndeshja gjithashtu mund të zhvillohet në një lokacion neutral, me mundësinë e hapur që vetëm një ndeshje të përcaktoj epilogun.

Të kontaktuar nga Stats Perform News, trupi udhëheqës i futbollit evropian tha që mbetet në dialog me të dyja klubet dhe me Asociacionin e Futbollit Gjerman, të cilët janë në kontakt me qeverinë gjermane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme