Ish-kapiteni i Real Madridit ka pranuar të marrë një post të ri në klub.
Legjenda e ‘Los Blancos’, Raul Gonzales do të kthehet në klubin me të cilin ka fituar gjithçka. Shtatë vite pas largimit nga Reali, Raul do të jetë sërish pjesë e madrilenëve, por këtë herë jo si lojtar por në rolin e një drejtuesi.
Sipas së përditshmes spanjolle Marca, ish-reprezentuesi i Spanjës ka arritur një marrëveshje me presidentin Florentino Perez, por ende nuk dihet se çfarë pune do të kryejë ai në rrugëtimin e tij të ri me Realin.
Raul do të nënshkruajë kontratën në fillim të muajit prill, ndërsa do ta nisë punën që nga korriku i këtij viti./Arbresh.info/
Shkon në 11 numri i të vdekurve në Magdeburg, reagon kancela...
Man United mund ta transferojë falas yllin e Barcelonës gjat...
Parashikimi i motit për vikend
Gjermani/ Një person hyn me makinë në tregun e Krishtlindjev...
FBI-ja po e heton sulmin në Ibër-Lepenc
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...