Sulmuesi meksikan ka konfirmuar interesimin e Djajve të Kuq dhe Juventusit, të cilët e kërkuan atë gjatë kësaj vere por ai qëndroi në Wolves pasi që është i lumtur të skuadra aktuale
Raul Jimenez ka konfirmuar se Manchester United e ka kontaktuar atë për të nënshkruar gjatë verës por ai nuk dëshiron tani të kalojë në Old Trafford.
“Një ditë pasi u zgjova mësova se Juventus me kërkonte, një ditë tjetër Manchester United dhe mesa di unë kam pasur edhe oferta tjera. Por, nuk pati oferta konkrete. Unë jham shumë i lumtur te Wolves”, ka thënë ai për TUDN.
“E vërteta është se jam shumë i lumtur në Wolverhampton. Nuk ka asgjë të keqe të jesh në një vend ku ndihesh mirë”.
Ish sulmuesi i Benficas ju bashkua Wolves për një rekord të klubit për 30 milionë funte më 2019 dhe për momentin është grumbulluar me Meksikën ku do të përballet me Korenë e Jugut në një miqësore që do të zhvillohet të shtunën me Korenë e Jugut ndërkaq tri ditë më vonë ata do të përballen me Japoninë. /GazetaExpress/
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...