Google ADS

Raul: Forma e Ronaldos në rënie

08:48 | 17 Mars 2017
Arbresh Info

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales Blanco beson që forma e sulmuesit Cristiano Ronaldo është në rënie.

Megjithatë, ai insistoi se performancat e Ronaldos vazhdojnë të qëndrojnë superiore ndaj kolegëve të tij, transmeton portali arbresh.info.

“Cristiano luan afër sipërfaqes dhe është shumë i komplikuar, por performancat e tij janë ende madhështore”, tha Raul për ‘Kicker’. “Ai ka humbur shpejtësinë e tij, por ka ruajtur potencialin, megjithëse kjo është normale me moshën”

“Ndoshta është duke u përpjekur çdo herë e më pak, por kjo vjen për shkak se ai nuk është i mësuar me atë që është duke i ndodhur”, shtoi 39-vjeçari./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme