Andrei Ratiu është gati për debutimin e Rumanisë në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi i Rayo Vallecanos ka folur para ndeshjes që Rumania do të luajë në Kosovë të premten në kuadër të Ligës së Kombeve.
Futbollisti i kombëtares rumune, Andrei Ratiu, ka thënë se ata duhet të jenë të bashkuar si më parë për të fituar të gjashtë pikët e ndeshjeve kundër Kosovës dhe Lituanisë.
“Ne kemi një shans të madh për të hyrë në play-off për Kupën e Botës përmes Ligës së Kombeve. Ne duhet të jemi të bashkuar si më parë dhe të marrim të gjashtë pikët nga këto ndeshje të para. Është një nder për mua të punoj me Mircea Lucescu. Mezi pres të filloj”, tha mbrojtësi në një intervistë dhënë për FRF TV.
“Do të ketë ndeshje të vështira, ne e dimë mirë nga e kaluara se si ishte në Kosovë. Do të ketë shumë duele, prandaj duhet të jemi të bashkuar dhe të luajmë atë që dimë që të mund t’i marrim tre pikët atje. Dhe pastaj në shtëpi, le të luajmë me kurajo së bashku me tifozët tanë, që më pas të jemi në rrugën e duhur, u them tifozëve se do të japim gjithçka mundemi, si gjithmonë dhe presim që ata të jenë njësoj si më parë”, shtoi ai.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...