Google ADS

Ratcliffe raportohet se i ka kërkuar Ten Hagut t’i largojë dy yje nga Man United

07:29 | 27 Nëntor 2023
E.H

Erik ten Hag mund të mbetet pa dy lojtarë kryesorë në afatin e janarit, ndoshta më së largu në verën e vitit 2024.

Casemiro dhe Raphael Varane po përballen me largimin nga Djajtë e Kuq, raportojnë Chris Wheeler dhe Sami Mokbel nga Daily Mail.

Ish-lojtarët e Real Madridit përshkruhen si ‘yje në luftë’ nga burimi. Pronari i ardhshëm i Djajve të Kuq, Sir Jim Ratcliffe, mund të vendosë të ndajë rrugët me ta tashmë në janar pasi të marrë kontrollin e klubit.

Casemiro dhe Varane ishin vendimtare për sezonin e parë të Erik ten Hag në klub. Megjithatë, ndikimi i tyre nuk ka qenë më i njëjtë që atëherë.

Braziliani ishte jashtë formës përpara se të pësonte një lëndim këtë sezon, gjersa Varane nuk është më as titullar i rregullt.

Casemiro u largua nga Real Madrid për Manchester United për një shumë mbi 70 milionë euro në verën e vitit 2022. Varane iu bashkua Djajve të Kuq për 40 milionë euro vitin e kaluar. Të dy lojtarët kaluan pothuajse 10 vjet në Bernabeu. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme