Cristiano Ronaldos i është kërkuar një mostër e ADN-së derisa vazhdon bashkëpunimin me policinë në Las Vegas rreth akuzave se ai ka përdhunuar modelen në SHBA, Kathryn Mayorga, në vitin 2009.
Policia e Las Vegasit ka rihapur rastin vitin e kaluar pasi Mayorga pretendoi se ajo është përdhunuar nga futbollisti në një hotel pasi shpenzoi një natë në një lokal me të në vitin 2009, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo ka hedhur plotësisht poshtë këto pretendime dhe është duke ofruar bashkëpunim të plotë ndaj policisë, përfshirë këtu edhe një mostër të ADN-së, që sipas ‘TMZ Sports’ është kërkuar nga lojtari.
Ylli i Juventusit vazhdimisht ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë në dhjetor se ai ishte i “qetë” dhe me “shumë besim se së shpejti gjithçka do të jetë e qartë”.
Mayorga ka ngritur një aktakuzë ndaj 33-vjeçarit vitin e kaluar duke pretenduar se ajo vazhdon të jetë e tronditur nga rasti dhe se lëvizja #MeToo e kishte inkurajuar atë të merrte hapin për të zbuluar gjithçka./arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...