Pas përplasjes së avionit që u mori jetën Emiliano Salas dhe pilotit David Ibbotson muajin e kaluar, një ekspert ka ofruar më shumë njohuri në lidhje me incidentin.
Salah është identifikuar zyrtarisht pas gjetjes këtë javë të avionit që u përplas në Kanalin e Anglisë më 21 janar, transmeton portali arbresh.info.
Trupi i Ibbotsonit nuk është gjetur ende, por ka shpresa që me anë të kërkesës për ndihmë nga faqja GoFundMe të paraqitur nga vajza e tij, familja mund ta mbyll këtë rast tragjik.
Ish instruktori në RAF, David Learmount ka folur për këtë incident dhe i ka thënë The Times që Ibbotson duhej të kishte pasur pak kontroll në aeroplanin duke marrë parasysh mënyrën se si i kanë gjetur mbetjet.
Ai theksoi që piloti “nuk e ka humbur plotësisht kontrollin”.
“Askush nuk zhyt avionin në det duke e ditur që ata janë duke u zhytur brenda detit. Ju ngrini hundën lartë”
“Nuk ka hyrë në deti me shpejtësi të madhe dhe me hundë poshtë”
Kjo sugjeron se kontrolli i tij ka qenë i mundur, ndonëse vazhdon të mbetet ende e paqartë në këtë fazë se çfarë e detyroi avionin të përplaset./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...