Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosovës

22:43 | 17 Nëntor 2024
E.G

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka kritikuar ashpër UEFA-n, duke e konsideruar atë përgjegjëse kryesore për ofendimet me të cilat Kosova përballet në stadiumet ndërkombëtare.

Rashkaj ka qenë i ftuar në emisionin “AS” në RTK.

Ai ka thënë se toleranca e UEFA-s ndaj sjelljes së Serbisë ka nxitur një klimë negative ndaj Kosovës.

“UEFA është fajtori numër një për gjithë këtë situatë. Ajo ia ka dhënë lirinë Serbisë që tifozët e tyre të shfaqin banderolla të ndryshme dhe të fyejnë në të gjitha mënyrat. Pastaj të tjerët nuk e kanë pasur problem të madh dhe vetëm e kanë vazhduar ta fyejnë shtetin tonë. UEFA është dashur të fillojë nga Serbia, duke i dhënë një dënim të ashpër, që ta kuptojnë se nuk duhet të veprohet në atë mënyrë”, është shprehur Rashkaj.

Të ngjashme