Google ADS

Rashica zbulon sekretin e golave spektakolar: Gjuaj shpesh ashtu, pa provuar nuk shënon

23:27 | 1 Nëntor 2019
A. B.

Milot Rashica ka arritur të shënojë edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Heidenheim, në fitoren e Werder Bremen 4-1.

Goli i tij është përfolur shumë, pasi ishte i bukur, ndërsa vushtrriasi e ka shpjeguar se ai provon shpesh goditje të tilla.

“Unë kam shënuar gola si ky edhe më parë, kjo është ajo për të cilën unë jam i aftë”, ka thënë Milot Rashica.

“Më pëlqen të gjuaj nga ai pozicion. Pashë hapësirën dhe pastaj gjuajta. Nëse nuk provoni, nuk mund të shënoni”, tha Rashica.

Këtë herë ai e kishte goditur topin me këmbën e tij të djathtë më të fortë, por ai mund ta bëjë këtë edhe me të majtën.

Rashica kishte shënuar tetë gola në 16 ndeshje të Bundesligës për Werder Bremenin sezonin e shkuar, plus tre gola në tri ndeshje të kupës.

“Pas çdo ndeshje ndjehem më mirë. Ishte e vështirë të mbetesha jashtë kaq gjatë për shkak të dëmtimit, por po përmirësohem çdo javë. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të përmirësohem”, ka thënë Rashica. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme