Google ADS

Rashica zbulon këpucët e reja me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë

13:44 | 30 Janar 2019
Arbresh.info

Milot Rashica vazhdon të mbajë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në këpucët e tij sportive.

Milot Rashica ka publikuar një fotografi të këpucëve të reja sportive.

Këpucët e kompanisë së njohur të veshmbathjeve sportive Nike janë të personalizuara me inicialet e tij “MR11”, transmeton lajmi.net.

Por, një tjetër detaj që vërehet në to është edhe prezenca e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Rashica edhe në të kaluarën kishte mbajtur flamujt shqiptarë edhe në mbrojtëset e tij sportive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme