Milot Rashica është njëri nga lojtarët më të vlerësuar të skuadrës së tij pas fitores kundër Schalkes.
Anësori i Werder Bremenit gjeti portën dy herë në takimin si nikoqir kundër skuadrës s trajnerit Domenico Tedesco, shkruan portali arbresh.info.
Ylli i Kosovës realizoi golin e barazimit në minutën e 31′ dhe golin e tretë në minutën e 73′ të skuadrës së tij në fitoren 4 me 2 këtë mbrëmje (e premte) në stadiumin Weserstadion.
Rashica është vlerësuar me notën 8.6 pas një paraqitje vërtetë impresive gjatë të cilës përveç dy golave bëri gjashtë goditje drejtë portës, kishte 68 për qind të pasive të suksesshme dhe dy driblime.
Lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje është Kruse (8.9) me një gol dhe një asistim./arbresh.info/
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...