Rashica te Wederi – Klubi i Vushtrrisë mbush arkat, kryetari Imeri flet për shumën që i takon klubit nga Kosova, rregullin e FIFA-s dhe investimet

01:06 | 3 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Ditë më parë Milot Rashica kalo te Werder Bremeni nga Vittese për 7.5 milionë euro.

Nga kjo shifër do të përfitojë edhe klubi KF Vushtrria, sepse rregullat e FIFA-s thotë se pesë per qind e vlerës totale i takon klubit ame, pra atij klubi që e prodhuar lojtarin në aspektin sportivo-profesional.

Për RTV Dukagjinin ka folur edhe kryetari i klubit të parë të Rashicës, Naser Imeri, ku ka shpjeguar në detaje gjithë këtë:

“Kjo është një arritje e madhe edhe për Milotin edhe klubin tonë, jemi krenar që ka dal ai nga ne. Është një rregull nga FIFA që na siguron pesë per qind e shumë totale i takon klubit ame, pra në këtë rast neve”.

“Sipas kalkulime tona ne do të përfitojmë rreth 300 mijë euro, për rastin në fjalë kemi filluar të interesohemi. I kemi shkruar Federatës së Kosovës, FIFA-s dhe kemi angazhuar një agjent. Këto para do t’i shfrytëzojmë duke investuar në shkollën e futbollit Kosova e Vushtrrisë”, ka thënë Imeri.

https://www.facebook.com/sportirtvd/videos/1954998914762451/

Rashica ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shpesh herë ka ndihmuar ish-klubin e tij nga Kosova edhe nga ana financiare./telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme