Google ADS

Rashica shpërblehet me çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’

23:08 | 3 Prill 2019
A. B.

Milot Rashica është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Schalke – Werder Bremen.

Werder Bremen ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë për sezonin 2018/2019.

Skuadra e Milot Rashicës, ka arritur të fitojë 0-2 në udhëtim te Schalke.

Ishte pikërisht Rashica që zhbllokoi takimin duke shënuar në minutën e 66’, për 0-1.

Ky gol dhe paraqitja në tërësi, ka bërë që ylli i Kosovës të shpallet lojtari më i mirë i kësaj ndeshje.

Golin e dytë për Bremen ndaj Schalke e ka shënuar Klassen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme