Google ADS

Rashica së paku dhjetë ditë do të mungojë shkaku i lëndimit

12:54 | 20 Gusht 2019
Arbresh Info

Gazeta e njohur gjermane, BILD ka raportuar lëndimin e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Ky i fundit sipas Frank Baumanit, drejtorit sportiv të Werder Bremenit, ka pohuar se sulmuesi anësor ka pësuar një lëndim të muskulit.

Lojtari kishte braktisur fushën e blertë në të 65 minutë në takimin e humbur të bardhegjelbërve kundër Fortuna Dusseldorfit.

“Miloti ka një pësuar një lëndim në muskul. Se çfarë saktësisht ka Miloti, ne duhet të presim ekzaminimet mjekësore”, deklaroi Baumann.

Sipas BILD, Miloti nuk do të kthehet në fushë para ndeshjes me Augsburgun, e cila zhvillohet më 1 shtator.

Ndryshe, Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës më 7 dhe 10 shtator ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme