Rashica s’arrin të kthjellet: 16 ndeshjet e fundit në ligë, asnjë gol

09:33 | 17 Qershor 2020
L G

Ylli kosovar Milot Rashica nuk arriti t’i japë fund ecurisë pa shënuar gol në Bundesligë që nga muaji dhjetor, gjatë humbjes me rezultat 1:0 të Werder Bremenit kundër Bayern Munichut në ndeshjen e së martës.

Goli i fundit i Milot Rashicës në Bundesligë erdhi në 14 dhjetor të vitit të kaluar, pikërisht në ndeshjen kundër Bayernit, të cilën megjithatë Bremeni e humbi me rezultat 6:1, raporton Gazeta Express.

Që nga atëherë, Rashica nuk ka arritur të shënojë gol, përkundër që i ka zhvilluar plot 16 ndeshje të tjera në ligën gjermane, por ka kontribuar me dy asiste – kundër Hertha Berlinit më 7 mars dhe kundër Schalkes më 30 maj.

Rashica kishte shpresuar se do t’i jepte fund kësaj ecurie duke u kthyer sërish me gol kundër Bayernit. Por, përderisa ekipi i tij doli me rezultat më të mirë, përkundër që humbi 1:0, nga kjo ndeshje, Rashica individualisht u vlerësua me dobët.

Nga gjithsej 62 minuta lojë, Rashica dështoi ta bëjë edhe një tentim të vetëm drejt portës, duke regjistruar zero goditje brenda dhe jashtë kuadratit të portës. Ai ishte gjithashtu i pasuksesshëm në tentimin e tij të vetëm për driblim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme