Rashica pasuron tifozin me 250,000 €

14:42 | 6 Shtator 2018
Arbresh.info

Me golin e tij në minutat e fundit që i dha fitoren 2-1 Werder Bremen ndaj Eintracht Frankfurt, Milot Rashica përveçse i ka dhënë ekipit të tij fitoren e parë të sezonit, ka pasuruar një tifoz me 250,000 euro!

E pabesueshme: 31-vjeçari ka marrë fitimin rekord pasi kishte luajtur vetëm 1 euro.

Fituesi kishte parashikuar pesë ndeshjet e së shtunës pasdite. Ai kishte luajtur me pjesë dhe i ka gjetur të gjitha.

Por ishte goli i Rashicës në minutën e 96’ të takimit që i ka dhënë paratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme