Rashica është i lumtur për golin e bukur që shënoi në fitoren 4-1 të Werder Bremenndaj skuadrës së FC Heidenheim 1846
Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje fantastike nga Milot Rashica.
23-vjeçari ka shkëlqyer sërish për Werder Bremen.
Ai ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren 4-1 kundër FC Heidenheim në Kupën e Gjermanisë, për çka edhe është vlerësuar, pasi në fund të takimit është shpërblyer me çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.
Pas ndeshjes, Rashica foli për golin dhe lojën e mirë të skuadrës.
“Mua më pëlqen të gjuaj nga ajo pozitë. E pash hapësirën dhe më pas qëllova në shenjë. Nëse nuk tentoni, ju nuk mund të shënoni nga ajo pozitë”, tha Rashica.
“Jam i lumtur për golin tim. Dhe, ishte mjaft mirë që ne më pas shënuam edhe gola të tjerë”.
“E kontrolluam mirë ndeshjen, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të nisim një ecuri të mirë së bashku”.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...