Rashica mbrëmë e festoi titullin me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë

09:07 | 24 Maj 2024
A Z

Skuadra e Besiktasit mbrëmë mposhti 3:2 Trabzonsporin në një ndeshje spektakolare, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Milot Rashica dhe Ernest Muçi triumfuan mbrëmë dhe festuan titullin e kupës, shkruan Indeksonline

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mori dy flamujt – atë të Shqipërisë dhe “Dardanëve” dhe festoi me ta.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe sa ishte te Galatasaray, ku fituan titullin e ligës gjatë sezonit të kaluar.

Rashica gjatë këtij sezoni me Besiktasin në ligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në 29 ndeshje.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme