Milot Rashica ka folur për pikat e forta të Kosovës pasditen e sotme (e martë) në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Çekisë.
Sulmuesi i Kosovës thekson se kombëtarja jonë ka shumë pika të forta për shkak se funksionojnë si grup dhe suksesi i tyre deri tani ka ardhur për shkak të punës në grup, shkruan portali arbresh.info.
“Kena pika të forta në shumëçka se punojna si grup, nuk është që presim vetëm prej dikujt për me vendos lojën, kena lojtarë që çdo njëri mundet me shënu ose me ndihmu në mbrojtja. Nëse nga na ka pru diçka deri këtu që jena, është se kemi qenë të bashkum si në fushë ashtu edhe jashtë”, ka thënë Rashica kur është pyetur për pikat e forta të “Dardanëve”.
“Besoj që kemi pika shumë të forta, kena lojtarë që munden me lu në çdo pozitë dhe besoj që grupi është arma më e fortë”
Ndeshja kundër Çekisë luhet pasditen e së enjtes në Plzen, ndërsa takimi tjetër dhe i fundit në kuadër të Euro 2020 luhet tri ditë më vonë kundër Anglisë./arbresh.info/
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...