Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, shpreson që Kosova të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Ukrainës që zhvillohet të premten në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Për momentin atmosfera është shumë e mirë. Sot jemi bërë bashkë krejt ekipi, pasi që dje ka pasur disa mungesa dhe e dimë se pikët janë shumë të rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për neve… Normal, shpresoj të arrimë fitoren e parë, pse jo”, theksoi Rashica.
Ngjashëm u shpreh edhe mesfushori Hekuran Kryeziu. Sipas tij, me një lojë të ngjashme sikur ndaj Kroacisë, Kosova mund të arrijë fitoren e parë të saj.
“Atmosfera është si gjithmonë shumë e mirë…Ne besojmë, jemi optimistë, si grup dhe me lojën si kundër Kroacisë, besoj se mund të arrimë fitoren e parë”.
Ndryshe, Kosova luan si nikoqire kundër Ukrainës në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës të premten në ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion