Rashica: Jam gati, lëndimi nuk ishte shumë serioz

13:35 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Superylli i përfaqësuesës së Kosovës, Milot Rashica, ka tejkaluar problemin me lëndimet dhe ka stërvitur pa ndonjë vështirësi, me pjesën tjetër të grupit të lojtarëve.

Rashica i cili para pak javësh shënoi një supergol për skuadrën e tij, Ëerder Bremen, në Bundesligë, duke shënuar gol nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit.

Talenti vushtrrias, shprehet se është i gatshëm për dy sfidat që e presin Kosovën, në Ligën e Kombeve.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. E kam pasur një lëndimi po nuk është shumë serioz. Jemi duke bërë gjërat e nevojshme dhe  besoj se çdo gjë do të jetë në rregull’, pohoi Rashica.

Rashica pritet që të jetë startues nga minuta e parë ndaj Azerbejxhanit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme