Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, ku djelmoshat dardanë kanë stërvitur në kompleksin e FFK-së në Hajvali.
Ka qenë një stërvitje e mirë edhe pse në kushte të vështira me mot me shi.
Pas stërvitjeve, ka folur ylli i Kosovës, Milot Rashica duke thënë se e mira është që në këtë grumbullim kanë pasur shumë ditë në dispozicion për tu stërvitur.
“Sot ka qenë një stërvitje më e lehtë, duke pasur parasysh se dje ka qenë intensiteti shumë më i madh”.
“Gjatë gjithë javës kemi stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se do të shkojmë për rezultat pozitiv”.
“Në këtë grumbullim kemi pasur më shumë ditë në dispozicion së bashku dhe besoj që kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi”, tha Rashica.
“Duke pasur parasysh lojën e mirë kundër Spanjës, ku përveç rezultatit negativ, kemi krijuar shumë raste, shpresoj se në këtë ndeshje do të arrijmë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë rastet që na jepen dhe do t’i gëzojmë tifozët tanë”, deklaroi Rashica.
Kosova do të përballet në udhëtim me Suedinë të shtunën me fillim nga ora 18:00 në Friends Arena.
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së