Rashica flet pas dy golave me Werderin, ja kujt ia dedikon fitoren

21:21 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Milot Rashica është i lumtur me golat dhe fitoren e Werder Bremen 3-2 ndaj Wolfsburg, që i dha fund ecurisë prej disa ndeshjeve me rezultate negative.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar dy gola në Bundesliga kundër Wolfsburgut, duke ia siguruar tri pikë Werder Bremenit.

Ai realizoi golin e epërsisë për 1-0 në minutën e 13-të dhe në fund, në minutën e 84’, golin e tri pikëve, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Rashica, i cili u vlerësua si më i miri i takimit me notën 8.5, u shpreh i lumtur me fitoren e skuadrës së tij dhe beson se mund të jetë vendimtare që Werderi të këndellet.

“Jam shumë i lumtur! Luftuam shumë, dhamë gjithçka dhe në fund na u shpërblye me fitore. Është fitore e rëndësishme, veçanërisht për fansat tonë që ishin të mrekullueshëm sot”, u shpreh Rashica për Werder TV.

“Shpresoj që kjo do të jetë pika kthyese. Nuk u dorëzuam kur ata barazuan 2-2, vazhduam të luftojmë për njëri tjetrin. Jam krenar me këtë ekip”, shtoi ndër të tjera ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme