Rashica, Celina, Rashkaj dhe Aliti munguan në stërvitjen e Kosovës

19:46 | 7 Tetor 2019
Arbresh Info

Futbollistët e Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjet e tetorit, që “Dardanët” do t’i zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Gjibraltarit (10 tetor) dhe Malit të Zi (14 tetor).

Bernard Challandes nuk i kishte të gatshëm të gjithë lojtarët në stërvitjen e parë.

Milot Rashica, Bersant Celina, Anel Rashkaj dhe Fidan Aliti, nuk u paraqitën për shkak të angazhimeve të tyre së fundmi me skuadrat përkatëse.

Fillimisht, më dhjetë tetor, djelmoshat e Bernard Challandes do të zhvillojnë një miqësore ndaj Gjibraltarit, kurse katër ditë më vonë e presin Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Kololli, Shala dhe Rashica janë emrat e rinj që janë kthyer në Kombëtare pasi munguan në shtator, kurse vazhdojnë të jenë jashtë për shkak të dëmtimeve Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli. /Express/

Të ngjashme