Google ADS

Rashford vendosë rekord në Ligën e Kampionëve me ‘het-trikun’ ndaj Leipzig

09:27 | 29 Tetor 2020
Arbresh.info

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, është bërë vetëm futbollisti i pestë që shënon ‘hat-trik’ duke ardhur në lojë si një zëvendësues.

Sulmuesit anglez i mjaftuan 27 minuta në fushë, për t’i shënuar tri gola në portën e Leipzig, me Manchester United që në fund fitoi 5:0.

Me këtë rekord ai i bashkohet Kylian Mbappe, Walter Pandiani, Joseba Llorente dhe Uwe Rosler, përcjell lajmi.net.

Rashford gjithashtu barazoi rekordin e Ole Gunnar Solskjaer që kishte vendosur si lojtar te Manchester United.

Anglezi është bërë vetëm lojtari i dytë i Manchester United që shënon ‘het-trik’ duke ardhur në lojë si zëvendësues, me Ole Gunnar Solskjaer që kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1999 ndaj Nottingham Forest në Premierligë.

 

Të ngjashme