Google ADS

Rashford tregon arsyejet e formës së dobët të Unitedit

14:14 | 25 Shtator 2023
Arbresh

Marcus Rashford ka folur rreth rezultateve të dobëta së fundmi nga Manchester United.

Në një prononcim për webin zyrtar të klubit, Rashford tha se jeta është e vështirë kur Manchester United humbet një ndeshje.

“Gjëja e parë është, mua nuk më intereson çfarë roli ke në skuadër apo në stafin teknik, kur Manchester United humbet ndeshje, jeta bëhet më e vështirë”, është shprehur fillimisht Rashford.

Sipas anglezit, secili pjesëtar i ekipit duhet ta shoh veten në pasqyrë dhe të japin gjithçka për fanellën.

“Secili pjesëtar i ekipit duhet ta shikoj veten në pasqyrë dhe të japin gjithçka për këtë stemë. Ju e dini se e keni këtë aftësi, përndryshe nuk do të ishit këtu”

Në vazhdim, reprezentuesi anglez u shpreh se ata duhet të punojnë fort në fazën e mbrojtjes , dhe theksoi se çdo ndeshje ka dallim njëra me tjetrën dhe kërkon diçka më shumë.

“Ne duhet të rregullojmë disa gjëra në fazën e mbrojtjes dhe të luajmë futboll. Çdo ndeshje kërkon gjëra të ndryshme, dhe në shumë raste kur një ndeshje nuk shkon siç e kemi planifikuar, ne e kemi problem që t’iu përshtatemi rrethanave”, përfundoi Rashford.

Marcus Rashford ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës në këtë fillim sezoni në vetëm një rast. Ai shënoi golin e vetëm të United në humbjen 3-1 ndaj Arsenalit në xhiron e katërt të Ligës Premier.

Ndërkohë, Manchester United është zhytur në një ‘mini-krizë’ të rezultateve, teksa “Djajtë e Kuq” e shohin veten pa fitore në tri ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Pas pesë xhirove të para të zhvilluara në Premier Ligë, ata renditen në pozitën e 13-të në tabelën e klasifikimit me gjashtë pikë të tubuara, ndërsa në sfidën hapëse të Champions League ata pësuan me rezultat 4:3 ndaj Bayern Munich./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme