Milan po kërkon një sulmues të ri në afatin e janarit
Milan po kërkon një sulmues të tretë, si alternativë për Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutrone.
Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport” të këtij mëngjesi, objektivi kryesor është tani Quagliarella, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.
Nuk ka pasur ofertë zyrtare nga Diavolo ende, por ideja është që ta marrë atë në hua për gjashtë muaj përpara se të nënshkruajë atë plotësisht në verë.
Sampdoria është duke tentuar t’i ofroj sulmuesit italian një kontratë të re, por deri tani kjo nuk ka qenë e suksesshme.
Alternativat tjera përfshijnë marrëveshjet e huasë për Divock Origiun e Liverpoolit ose Marcus Rashford të Manchester United.
Quagliarella ka më shumë gjasa, përderisa e njeh Serie A dhe ka një pagë më të volitshme.
35-vjeçari shënoi 19 gola në sezonin e kaluar dhe tashmë ka tetë në 14 ndeshje të këtij sezoni.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...